LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Egjipt, zbulohen 250 mumie dhe 150 statuja nga kohërat e lashta

Egjipt, zbulohen 250 mumie dhe 150 statuja nga kohërat e lashta

Thuhet se 250 mumie dhe 150 statuja u zbuluan në rajonin Saqqara, ku që nga viti 2018 kanë vazhduar gërmimet arkeologjik

Gjatë studimeve arkeologjike në rajonin historik Saqqara, i cili përdorej si vendbanim në Egjiptin e lashtë dhe ku ndodhen varret mbretërore, u zbuluan 250 mumie dhe 150 statuja, të cilat vlerësohet se datojnë në vitin 500 para Krishtit, transmeton AA.

Sipas lajmeve të kanalit “Sada el-Beled” në vend, gjatë gërmimeve arkeologjike në rajonin historik Saqqara në qytetin e Gizës, janë gjetur objekte të reja që i përkasin periudhës antike të Egjiptit.

Thuhet se 250 mumie dhe 150 statuja u zbuluan në rajonin Saqqara, ku që nga viti 2018 kanë vazhduar gërmimet arkeologjik.

Gjithashtu thuhet se ky është zbulimi më i madh i bërë në Saqqara që nga viti 2018.

Theksohet se kishte 250 arkivole me ngjyra prej druri që vlerësohet se datojnë 500 para Krishtit ndërsa mumiet brenda ishin ruajtur mirë.

– Një papirus që besohet të jetë pjesë e “Librit të të Vdekurve” u gjet në varr

Në një prej varreve u zbulua një papirus me 250 mumie, i cili mendohet se përmban pjesë nga “Libri i të Vdekurve”.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Suprem të Artefakteve Historike, Mustafa Veziri i lidhur me Ministrinë e Turizmit të Egjiptit tha se në një nga varret e hapura është gjetur një papirus, i cili konsiderohet se përmban informacione nga “Libri i të Vdekurve”.

Veziri deklaroi se papirusi i gjetur u dërgua në laboratorin në Muzeun e Kajros për kërkime të nevojshme.

“Libri i të vdekurve”, i cili përmban fraza fetare që besohet se udhëzon të vdekurit, njihet si një libër fetar i përdorur në ritet funerale në Egjiptin e lashtë midis viteve 1550-50 para Krishtit.

/AA

Prev Post

Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli shpallet kampione Europe

Next Post

Irak, zbulohet një qytet 3.400 vjet i vjetër

post-bars

Leave a Comment