Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ndërron jetë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, vendi shpall 40 ditë zie zyrtare

Ndërron jetë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, vendi shpall 40 ditë zie zyrtare

Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), ka ndërruar jetë, transmeton AA.

Agjencia zyrtare e Emirateve të Bashkuara Arabe WAM njoftoi vdekjen e Al Nahyan-it, duke cituar Ministrinë e Çështjeve Presidenciale.

“Lajmi se Al Nahyan ndërroi jetë të premten në moshën 74-vjeçare iu njoftua njerëzve të Emirateve të Bashkuara Arabe, vendeve arabe dhe islame dhe mbarë botës”, citohet të ketë thënë ministria.

Siç njoftohet, nga sot në vend është shpallur 40 ditë zie zyrtare dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë.

Khalifa bin Zayed, djali i madh i presidentit të parë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan, mori detyrën pas vdekjes së babait të tij.

/AA

Prev Post

Rezoluta për Srebrenicën, boshnjakët e quajnë të turpshëm refuzimin e Kuvendit shqiptar

Next Post

Danimarka përgatit revolucionin energjetik për Evropën

post-bars

Leave a Comment