Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Si do të duken semaforët e të ardhmes?

Si do të duken semaforët e të ardhmes?

Semaforët janë përdorur që në shek. e 19-të në Angli, edhe pse atëherë llampat  e dritave karikoheshin me gaz dhe kjo i bënte shpesh objekt aksidentesh si pasojë e shpërthimit të tyre.

Në vitin 1914, semafori i parë elektrik u instalua në SHBA, ndërsa versioni klasik me tri ngjyra nisi fillimisht të përdorej në Detroit në vitin 1920.

Por si do të duken semaforët e të ardhmes pas disa vitesh?

Të kombinuar me sisteme të Inteligjencës Artificiale sigurisht, semaforët e të ardhmes do të jenë më efiçent dhe më të zgjuar.

LYT është një sistem inteligjent që ka nisur të lidhet me aparaturat e kontrollit të trafikut.

Ky lloj programi përdor të dhëna të mbledhura gjatë një ditë normale në trafik dhe së bashku me atë që njihet si ‘machine learning’ apo mësimi automatik i makinerive – ai do t’i bëjë semaforët e së ardhmes të kenë mundësi në të njëjtën kohë të manovrojnë, manipulojnë dhe kontrollojnë trafikun shumë më mirë nga ç‘ndodh aktualisht.

Ditët e sotme, qytetet janë të pajisur më sensorë të dedikuar enkas për matjen e trafikut ndërsa automjetet publike si autobusët, trenat apo edhe vetë telefonat tanë celularë janë të pajisur me GPS.

Këto sensorë së bashku më GPS-ët kanë një potencial të jashtëzakonshëm për të mbledhur dhe më vonë për të procesuar këto të dhëna mjaft esenciale.

Systemi LYT e mbledh këtë mori të dhënash në një sistem CLOUD, i cili më pas na lejon të shndërrojmë të gjithë këtë informacion në një hartë virtuale, thotë CEO i kompanisë LYT, Tim Menard.

Kjo hartë, sipas tij ofron një pamje nga lartë dhe në kohë reale të të gjithë rrugës.

Në të njëjtën kohë, Inteligjenca Artificialë është e pajisur me aftësinë për të mësuar strukturën e trafikut, psh. nëse një autobus është me vonesë, sistemi LYT mund ta përllogarisë këtë detaj për të parashikuar trafikun në një zonë të caktuar.

Itinerari që sistemi LYT do të ndiqte në këtë rast është ky:

  • Fillimisht ai do të regjistrojë atë që njihet si Informacion Historik (psh. sa kohë qëndron ky autobus në një stacion).
  • Më pas ai do ta krahasojë këtë me të dhëna në kohë reale (psh. ku ndodhet autobusi në këtë moment).
  • Dhe në fund, LYT dërgon një ‘valë të gjelbër’ e cila e drejton autobusin përgjatë një itinerari ku ai do të ketë mundësinë ta arrijë destinacionin e tij duke kaluar vetëm në semaforë jeshil.

“Kjo do të bëjë njerëzit që marrin autobusin të jenë më pak të stresuar, pasi do t’u duket sikur kanë marrë një tren, i cili ndalon vetëm në stacion, jo në trafik,” – tha Menard.

Ky është vetëm një shembull i thjeshtë se si semaforët e të ardhmes do të kenë mundësi të  manipulojnë trafikun në të mirën tonë.

Ky projekt pilot ka nisur të aplikohet në shtete të ndryshme të SHBA-së dhe ka arritur një sukses deri në 20% më pak pritje në trafik.

Potenciali i këtij sistemi është i jashtëzakonshëm, dhe në momentin që ai do të mund koordinohej më të gjithë rrugët dhe automjetet, ne më në fund do të mund të dëshmonim zgjidhjen e një prej problemeve më serioze dhe më të bezdisshme të kohëve moderne – orët e stërgjata në trafik.

/euronews

Prev Post

Nëndetësja luksoze që mund të transportojë 9 pasagjerë deri në 200 metra nën ujë

Next Post

Nga 1 maji, qarkullimi i mjeteve drejt aeroportit me një sens lëvizje

post-bars

Leave a Comment