Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Lituania, shteti i parë i BE-së që refuzon importet e gazit rus

Lituania, shteti i parë i BE-së që refuzon importet e gazit rus

Lituania është bërë shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian që refuzon importet e gazit rus, raporton CNN duke cituar kryeministren e shtetit baltik.

“Që tani e tutje Lituania nuk do të konsumojë asnjë centimetër kub gaz toksik rus”, tha Ingrida Šimonytė në një postim në Twitter të dielën.

Kjo e bën Lituaninë vendin e parë të BE-së që refuzon importet e gazit rus, shtoi ajo.

BE-ja është zotuar të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus me 66% deri në fund të këtij viti.

Bashkimi Evropian varet nga Rusia për rreth 40% të nevojave për gaz natyror. Rusia gjithashtu furnizon rreth 27% të importeve të saj të naftës dhe 46% të importeve të qymyrit. Marrë së bashku, kjo tregti vlen dhjetëra miliarda dollarë në vit për Rusinë.

/euronews

Prev Post

Dita kombëtare pa makina, ndalohet qarkullimi në akset kryesore të qyteteve

Next Post

Historia e anestezisë, metodat më të çuditshme të përdorura ndër shekuj

post-bars

Leave a Comment