LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Dita kombëtare pa makina, ndalohet qarkullimi në akset kryesore të qyteteve

Dita kombëtare pa makina, ndalohet qarkullimi në akset kryesore të qyteteve

3 prilli është dita kombëtare pa makina. Vendimi i qeverisë përcaktoi të dielën e parë të çdo muaji si ditën kur në qytetet kryesore të vendit do të ndalohet qarkullimi.

Nga ora 9:00 deri në orën 15:00 në qytetet kryesore të 12 qarqeve të vendit do të ndalohet lëvizja e mjeteve në një pjesë të rrugëve kryesore.

Në Tiranë, qarkullimi ndalohet në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Në Fier dhe Korçë, Durrës gjithashtu ndalimi i mjeteve do të bëhet në sheshtët kryesore të qyteteve.

Drejtuesit e bashkive në qytete të ndryshme të vendit kanë deklaruar se do të jenë pjesë e nismës së qeverisë.

Masat për ndalimin e qarkullimit janë marrë nga Policia e Shtetit, drejtuesit e qarqeve, si dhe bashkitë kryesore të vendit.

Dita kombëtare pa makina është prezantuar nga Këshilli i Ministrave si një projekt që synon të ulë ndotjen, por edhe pjesë planit kombëtar për kursim.

/euronews

Prev Post

Ritmi Zero: Eksperimenti i tmerrshëm që vërtetoi anën e errët të njerëzimit

Next Post

Lituania, shteti i parë i BE-së që refuzon importet e gazit rus

post-bars

Leave a Comment