Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Gjermania kriminalizon simbolin e luftës pro ruse, germën ‘Z’

Gjermania kriminalizon simbolin e luftës pro ruse, germën ‘Z’

Përdorimi publik i germës Z, një simbol që mbështet agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, po ndiqet gjithnjë e më shumë në rrugë ligjore në landet gjermane.

Autoritetet në Saksoninë e Ulët dhe në Bavari ishin të parat që paralajmëruan ndjekje të mundshme penale për përdorimin e simbolit.

Politikanë në lande të tjera si Berlini, Saksonia Anhalt dhe Baden Württemberg janë shprehur në favor të kriminalizimit të tij.

Baza për ndalimin e germës është neni 140 i Kodit Penal të Gjermanisë, që bën të ndëshkueshme një seri veprash penale, deklaroi senatorja Iris Spranger nga radhët e SPD-së. Sipas saj, krimi në fjalë mund të ndëshkohet me 3 vjet burg ose me gjobë.

Germa Z përdoret si një mjet propagande në mbështetje të luftës ruse. Megjithatë, se çfarë domethënieje ka ajo mbetet një mister. Për herë të parë germa Z u pa në tanket dhe autoblindat ruse që hynë në Ukrainë.

/euronews

Prev Post

Rifillojnë protestat para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve

Next Post

Kosova ngre aktakuzë kundër një personi për masakrën e Izbicës

post-bars

Leave a Comment