Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kosova ngre aktakuzë kundër një personi për masakrën e Izbicës

Kosova ngre aktakuzë kundër një personi për masakrën e Izbicës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër një shqiptari me vendbanim në Beograd, shtetas i Serbisë.

Prokuroria dyshon se M.A. ka kryer krime lufte kundër civilëve në Masakrën e Izbicës, e cila ka ndodhur më 28.03.1999, në fshatin Izbicë, në Skenderaj.

M.A. gjendet në paraburgim, deri në një vendim të ri nga gjykata.

Hetimet 12-mujore kanë vërtetuar se M.A, së bashku me persona ende të paidentifikuar të policisë dhe ushtrisë serbe, ka marrë pjesë në ekzekutimin e 130 personave, prej të cilëve 12 kanë mbijetuar.

“Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale, për të cilën po akuzohet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjatë hetimeve janë marrë deklarata nga më shumë se 100 dëshmitarë dhe të dëmtuar të rastit. Gjithashtu, janë siguruar prova materiale si: video-incizime, raporte të autopsisë dhe dëshmi të tjera, të cilat dëshmojnë se me datë 28.03.1999, në fshatin Izbicë, u vra popullsi civile e pafajshme.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se hetimi i Masakrës së Izbicës nuk do të përfundojë me ngritjen e kësaj aktakuze.

/euronews

Prev Post

Gjermania kriminalizon simbolin e luftës pro ruse, germën ‘Z’

Next Post

Shqipëria e pafat ndaj Gjeorgjisë, mbyllet ndeshja 0-0

post-bars

Leave a Comment