LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Shqipëria i ka përmbushur me kohë kushtet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE”

“Shqipëria i ka përmbushur me kohë kushtet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE”

Në konferencën e përbashkët për mediat pas takimit, Rama dhe Borrell u fokusuan në çështjet e integrimit evropian të Shqipërisë, luftën Rusi-Ukrainë dhe çështje të tjera

Tiranë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe zv.presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka realizuar një vizitë në Shqipëri, ndërkohë është takuar me kryeministrin e vendit, Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përbashkët për mediat pas takimit, Rama dhe Borrell u fokusuan në çështjet e integrimit evropian të Shqipërisë, luftën Rusi-Ukrainë dhe çështje të tjera.

Rama tha se me Borrell kanë diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj, për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe qëndrimin e Shqipërisë në të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian në raport me Rusinë, si dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Në lidhje me procesin e integrimit evropian dhe çeljen e negociatave, Rama u shpreh se nuk është çështja e një vullneti të përbashkët të Këshillit Evropian sepse sipas tij të gjitha vendet janë tani të gatshëm ti çelin këto bisedime, por shtoi ai “është çështje e një bllokimi mes dy vendeve të tjera, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.”

“Lufta në Ukrainë është një vijë ndarëse mes botës që ne e njohim mirë të mungesës së të drejtave të lirive, të izolimit dhe dhimbjeve të imponuara nga një regjim autoritar dhe botës që kemi sot, e cila mund të jetë, patjetër, shumë më e mirë seç është. Diskutuam edhe një aspekt tjetër që ka të bëjë me përmendjen e vazhdueshme të Shqipërisë nga ana e autoriteteve të Moskës si një prani problematike në këtë konflikt dhe akuza se Shqipëria po furnizon Ukrainën me mercenarë, së bashku me Kosovën, është një akuzë, në radhë të parë, pa asnjë bazë sepse kjo është e pavërtetë, por edhe shqetësues”, tha Rama.

Rama theksoi ndër të tjera se me Borrell ka folur për domosdoshmërinë që “nëse Bashkimi Evropian do ketë një plan për të mbështetur vendet, qoftë për përballimin e krizës energjetike, që është, sikundër edhe biseduam, pjesa më e rëndë e krizës, qoftë edhe për përballimin e pasojave të tjera të luftës, të mos e lënë Ballkanin Perëndimor jashtë, siç e lanë kur bënë skemën e parë të shpërndarjes së vaksinave”.

“Shqipëria i ka përmbushur me kohë të gjitha kushtet për çeljen e negociatave të anëtarësimit”

Zyrtari i lartë i BE-së, Borrell, tha se Shqipëria i ka përmbushur tashmë me kohë të gjitha kushtet për çeljen e negociatave të anëtarësimit, duke shtuar se ai do të vazhdojë të mbështes çeljen e negociatave gjatë presidencës franceze.

“Unë e di që sot Shqipëri e ka treguar qartë që është një nga partnerët më të besueshëm të Bashkimit Evropian dhe në botë. Politikat e Shqipërisë janë 100 për qind në përputhje me politikën e përbashkët të BE-së për çështjet e jashtme dhe të sigurisë, edhe përpara luftës, e në këto kohë sprove Shqipëria ka ri konfirmuar angazhimin e saj, përkushtimin e saj për rendin dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha ai.

Borrel, në lidhje me luftën në Ukrainë tha se “Nuk është thjesht një luftë këtu kjo në kuptimin ushtarak, por është një sulm kundër popullsisë së Ukrainës, qyteteve të saj, civilëve, përfshirë këtu gra, fëmijë, shkolla, spitale.”

“Forcat e armatosura ruse po shkaktojnë vdekje, humbje jete, dëshpërim, dëme tejet të mëdha dhe të gjithë besoj i shikojnë këto gjëra nëpërmjet televizioneve në shtëpitë tona”, tha ai.

Borrell do të takohet edhe zyrtarë të tjerë të Shqipërisë dhe me përfaqësues të shoqërisë civile në vend./A.A

Prev Post

Hapet ekspozita “Immersive Shevchenko” për të ndihmuar me fonde popullin ukrainas

Next Post

E fundit! Arrestohet këngëtarja Elsa Lila

post-bars

Leave a Comment