
(Video) Revolta për çmimet, qytetarët bllokojnë autostradën Lezhë-Tiranë
Paraditen e sotme, qytetarë protestues kanë bllokuar rrugët tek kryqëzimi i Shënkollit dhe autostradën Tiranë – Lezhë, ç’ka ka sjellë përplasje me Policinë dhe tensionim të situatës.
Protesta e tyre është në vijim të revoltës për rritjen abuzive të çmimeve të karburanteve dhe produkteve bazë në tërësi. Ndërkohë në orën 11 nisi në Tiranë protesta masive.