LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Florjan Binaj merr edhe ‘babin’ në protestë: Në Shqipëri nuk ka vend për profesionistët, por për patronazhistët

Florjan Binaj merr edhe ‘babin’ në protestë: Në Shqipëri nuk ka vend për profesionistët, por për patronazhistët

Aktori Florian Binaj ka mbajtur sot një fjalim emocionues në protestën para kryeministrisë. Mirëpo, nuk ka lënë pas edhe sensin e humorit teksa u shpreh se nuk ka shkuar vetëm në protestë, por ma marrë me me vete edhe babain e tij skenik, aktorin që luan rolin e Xhodës.

Pjesë nga fjala e Florjan Binajt:

A e shikoni këtë flamurin e kuq, është flamuri në i bukur në botë, i vendit më të bukur në botë. Ne jemi këtu dhe për ata që nuk janë, për ata motra e vëllezër që kanë lënë vendin dhe jetojnë, se në Shqipëri nuk ka vend për profesionistët, por ka vend për patronazhistët.

Është hera e parë që nuk kuptohet se ku fillon sheshi Nënë Tereza dhe Sheshi Skënderbej, falenderoj prindërit që kanë marrë fëmijët me vete, që të kuptojnë se çfarë janë të drejtat. Unë jam kritikuar shumë, se kam qenë ndër të vetmit artist që kam dalë të protestoj, do të doja shumë që siç na u bashkua Marin Mema dje, të na bashkohen artistë dhe figura publike, që emrin ta shfrytëzojnë për ata që nuk kanë mundësi.

Unë nuk jam vetëm këtu, kam ardhur me babin./shekulli.com.al

Prev Post

(Video) Revolta për çmimet, qytetarët bllokojnë autostradën Lezhë-Tiranë

Next Post

Bordi i Menaxhimit të Hidrokarbureve: Çmimi i naftës ulet në 217 lekë

post-bars

Leave a Comment