Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Rusi-Ukrainë, BE frikë nga tensionet në Bosnje, dërgon 500 trupa shtesë, Dodik telefonon Lavrovin

Rusi-Ukrainë, BE frikë nga tensionet në Bosnje, dërgon 500 trupa shtesë, Dodik telefonon Lavrovin

Rritja e tensioneve në Bosnjë Hercegovinë është një ndër shqetësimet e Bashkimit Evropian, pas sulmit të Rusisë në Ukrainë. Në kuadër të kësaj situate BE ka dërguar një grup ushtarësh prej 500 trupash të EUFOR-it, të cilët do të vendosen në pjesë të Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) ku janë raportuar tensione në të kaluarën, veçanërisht në vendbanimet e të kthyerve.

Lajmin në lidhje me këtë vendosje trupash e la bërë publik shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në BeH, Johan Sattler, gjatë bisedimeve me kryetarin e Presidencës së BeH, Zheljko Komsic.

Ndërkohë nga ana tjetër po një ditë më parë anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, serbi Milorad Dodik ka telefonuar ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov.

Në këtë bisedë mësohet se është diskutuar në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar një vit më parë mes Dodikut dhe Putinit dhe ka deklaruar hapur se do të kundërshtojnë çdo rishikim të Marrëveshjes së Dejtonit.

Lajmi për komunikimin mes dy zyrtarëve e ka bërë publike ambasada ruse në Bosnjë Hercegovinë.

Është konfirmuar angazhimi i ndërsjellë për respektim të rreptë të Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnjë-Hercegovinën, për të kundërshtuar përpjekjet në rritje për të rishkruar parimet e OKB-së të përfshira në to dhe në marrëveshjen e BE-së dhe NATO-s në dëm të popullit të Republikës të Serbisë. “Për bisedën telefonike të Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov me anëtarin e Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, serbin Milorad Dodik.

Me iniciativën e palës së Bosnje-Hercegovinës, u zhvillua një bisedë telefonike e Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov me një anëtar të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, serbin Milorad Dodik. Një shkëmbim mendimesh për zbatimin e marrëveshjeve të bëra pas takimit të Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin dhe Milorad Dodik në Moskë në dhjetor të vitit 2021. Janë planifikuar hapa për intensifikimin e përpjekjeve në këtë drejtim.

Është konfirmuar angazhimi i ndërsjellë për respektim të rreptë të Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnjë-Hercegovinën, për të kundërshtuar përpjekjet në rritje për të rishkruar parimet e OKB-së të përfshira në to dhe në marrëveshjen e BE-së dhe NATO-s në dëm të popullit të Republikës të Serbisë. Shpjegimet e hollësishme të palës ruse në lidhje me situatën rreth Ukrainës, arsyet e vendimeve përkatëse të marra nga udhëheqja e vendit tonë u pritën me mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e ambasadës./infoshqip.com

Prev Post

Teatri Kombëtar i Kosovës me tri premiera në muajin mars

Next Post

Trupat bjelloruse kanë hyrë në Ukrainë

post-bars

Leave a Comment