LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka propozuar që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit për pranim në Bashkimin Europian. Kjo erdhi pas propozimit që Ukraina të pranohet në BE sa më shpejt që të jetë e mundshme.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka propozuar që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit për pranim në Bashkimin Europian. Kjo erdhi pas propozimit që Ukraina të pranohet në BE sa më shpejt që të jetë e mundshme.

Sipas presidentit kroat, duhet të bëhet gjithçka që të parandalohet kriza e nisur në Ukrainë, në mënyrë që të mos zgjerohet në Ballkanin Perëndimor.

“Është interes strategjik dhe kombëtar i Kroacisë që shtetet në Evropën juglindore, që kanë deklaruar dhe kanë dëshmuar gatishmërinë dhe qëllimin që t’i bashkohen BE-së, të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian sa më shpejt që është e mundshme. Prandaj, presidenti Milanoviq u ka propozuar iniciatorëve të letrës së hapur që statusi i kandidatit për pranim në BE të kërkohet për Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën dhe që BE-ja, pas premtimeve të përsëritura, menjëherë të nisë negociatat për pranim me Maqedoninë dhe Shqipërinë, që tashmë kanë statusin e kandidatit.

Po ashtu, negociatat me Malin e Zi duhet të shpejtohen”, thuhet në komunikatën e Presidencës kroate.

Sa i përket Serbisë, sipas tij, ky shtet duhet të vendosë tash nëse dëshiron t’i bashkohet BE-së apo jo dhe të ndjekë politikën që e cakton.

“Sa i përket Serbisë , në këtë moment të rëndësishëm për paqen evropiane, ai vend duhet të vendosë nëse dëshiron anëtarësimin real në BE apo jo dhe të ndjekë politikën e tij në përputhje me rrethanat. BE-ja duhet t’i bëjë të ditur se ky është momenti i vendimit”, thuhet në komunikatë./gazetashekulli

Prev Post

Për një kujtesë dhe mendje të shëndetshme duhet të konsumoni këto ushqime

Next Post

Kuvendi i Lezhës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historine e popullit shqiptar

post-bars

Leave a Comment