Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Zelensky: Do nxjerrim nga qelitë të burgosurit me eksperiencë ushtarak

Zelensky: Do nxjerrim nga qelitë të burgosurit me eksperiencë ushtarak

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje ushtarëve rusë që të linin armët dhe të mos u besonin komandantëve të tyre.

“Hiqni pajisjet tuaja. Largohuni nga këtu. Mos u besoni komandantëve tuaj. Mos u besoni propaganduesve tuaj. Vetëm shpëtoni jetën tuaj,” tha ai.

Zelensky tha gjithashtu se autoritetet do të lironin të dënuarit me përvojë luftarake në mënyrë që ata të mund të ndihmonin në mbrojtjen e vendit.

“Ne kemi marrë një vendim që nuk është i lehtë nga pikëpamja morale, por që është i dobishëm nga pikëpamja e mbrojtjes sonë,” tha ai.

I.K./ReportTv.al

Prev Post

Rusia njofton se ka marrë nën kontrollë të plotë hapësirën ajrore të Ukrainës

Next Post

“Serbia po mbështet Rusinë”/ Deputetja ukrainase: Të njohim Kosovën, na qëndroi pranë

post-bars

Leave a Comment