Lavrov konfirmon dakortësinë e Rusisë për bisedime nësë ndërmjetëson Turqia
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov siguroi homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu për gatishmërinë e Rusisë për të bashkëvepruar ngushtë me të gjitha fuqitë në mënyrë që të përshpejtojë për një zgjidhje në Ukrainë.
Ky lajm u publikua edhe nga agjensia e lajmeve “Sputnik”.Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov theksoi për homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu gatishmërinë e Rusisë për të bashkëvepruar ngushtë me të gjitha fuqitë në mënyrë që të përshpejtojë një zgjidhje diplomatike të qëndrueshme në Ukrainë. Gjithashtu, ministria e Jashtme ruse konfirmoi se Lavrov e informoi Cavusoglu në detaje për operacionin ushtarak special rus në Donbass.
Më herët, Erdogan tha në një mbledhje të partisë turke në pushtet AKP se ai kishte ftuar presidentin rus Vladimir Putin në Turqi për të diskutuar situatën në Ukrainë në mënyrë të gjerë.Presidenca turke gjithashtu njoftoi sot se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka diskutuar situatën në Ukrainë me homologun e tij ukrainas, Vladimir Zelensky./AtikAlbania