Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Korçë, reshje të dendura bore dhe stuhi ere, disa zona të bllokuara dhe pa energji elektrike

Korçë, reshje të dendura bore dhe stuhi ere, disa zona të bllokuara dhe pa energji elektrike

Reshjet e dëborës, të shoqëruara me erëra të forta, kanë vijuar për gjatë gjithë natës në Qarkun e Korçës, por edhe ditën e sotme.

Në disa zona trashësia e dëborës ka shkuar mbi 50 centimetra, ndërsa në rrugen e Dardhës është në kuotën mbi 1100 metra. Situata problematike shfaqet edhe në bashkinë e Kolonjës.

Gjatë natës për shkak të dëborës dhe erës së fortë i gjithë qyteti Ersekës dhe Leskoviku kanë qënë pa energji elektrike ndërsa vetëm pak minuta më parë grupet e punës që ndodhen në terren bënë të mundur rikëthimin e energjisë në qytet.

Ndërkohë në pjesën më të madhe të fshatrave situata mbetet njësoj, pa energji elektrike.

Trashësia e dëborës në zonën e Kolonjës i kalon mbi 30 centimetra, ndërsa më e renduar situata paraqitet ne zonat e fshatrave te thella.

Ndërkohë në bashkinë Maliq ka mungese energjie në fshatrat Pojan, Zvezde dhe në njesitë Gorë dhe Moglicë, ndërsa rrugë të bllokuara sipas informacioneve më të fundit është rruga e Dusharit.

Po ashtu pa drita është dhe zona e Devollit ku trashësia e dëborës nga 30-40 cm.

Fshatrat e thella malore, Arrza, Vidohova etj janë bllokuar nga bora, ndërsa trashësia e saj shkon deri më 60 centimetra.

Në fshatrat e Korcës si Shtyllë apo Panarit situata mbetet më problematike, ndërsa në këtë të fundit trashësia e borës ka shkuar deri në 2 metra.

Në Pogradec shumë fshatra pa energji elektrike,zona e Mokrës e bllokuar.

Ndërkohë kontraktorët janë duke punuar në akset rrugore, per Mirembajtje Dimerore.

Ne rrugen Korçe-Dardhe 3 Borepastruese.

Ne rrugen Korçe-Erseke 3 Borepastruese.

Ne rrugen Erseke -Leskovik 2 Borepastruese.

Ne rrugen Korçe-Voskopoje 2 Borepastruese.

Po ashtu rekomandohet që qarkullimi në orët e paradites të bëhet me pajisje dimërore, zinxhirë dhe goma dimerore.

Rruga Press

Prev Post

Lavrov konfirmon dakortësinë e Rusisë për bisedime nësë ndërmjetëson Turqia

Next Post

Lëngu i qepës për aneminë dhe uljen e sheqerit në gjak

post-bars

Leave a Comment