LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Sulm i qëllimshëm, gjakftohtë”, shefi i NATO-s për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës: Putin do mbaj përgjegjësi për veprimet e pamatura

“Sulm i qëllimshëm, gjakftohtë”, shefi i NATO-s për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës: Putin do mbaj përgjegjësi për veprimet e pamatura

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është i pajustifikueshëm.

Ai u shpreh se ky sulm po vendos në rrezik jetën e të panumërta të pafajshëm. Jens Stoltenberg thotë se Rusia ka nisur sulme ajrore dhe raketore, forcat tokësore dhe forcat speciale nga shumë drejtime duke synuar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës dhe qendrat kryesore urbane.

“Ky është një pushtim i qëllimshëm, gjakftohtë dhe i planifikuar prej kohësh,” thotë ai.

Ndër të tjera ai tha se liderët e Rusisë do të mbajnë përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre të pamatura dhe jetët e humbura.

Shefi i NATO-s tha se Vladimir Putin nuk i ka marrë seriozisht bisedimet e shumta që janë bërë për të brë të mundër zgjidhjen diplomatike./newsbomb.al

Prev Post

Vuçiq thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Next Post

Reagimet e vendeve të Azisë pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën! (10-Kina)

post-bars

Leave a Comment