Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Debati i ashpër mes Fehmi Lladrovcit dhe Paskal Milos: Ne duam të luftojmë por duam të dijmë se Shqipëria a do e bëj detyrën e vet apo s’do e bëj …

Debati i ashpër mes Fehmi Lladrovcit dhe Paskal Milos: Ne duam të luftojmë por duam të dijmë se Shqipëria a do e bëj detyrën e vet apo s’do e bëj …

Ish kreu i Lëvizjes Popullore të Kosovës z. Bedri Islami i cili vazhdimisht tregon për ngjarjet dhe personazhet kryesore të luftës, kishte treguar për emisionin “Pa Rrotlla” për një bisedë aspak të këndshme mes Heroit Fehmi Lladrovci dhe Ish ministrit të Jashtëm të Shqipërisë z. Paskal Milo. Pavarësisht se pas këtij debati, Paskal Milo e kishte ndihmuar luftën e Kosovës, respektivisht UÇK-në.

Takimi i parë që kemi pasur në shkurt të vitit 1998 me Paskal Milon, mua më ka çuditë, z. Paskal Milo gëzon respekt tek unë si intelektual, por njohuritë që kishte ai për lëvizjen dhe UÇK-në ishin minimale. Shkoi deri atje sa na sugjeronte që lëvizja UÇK të merrte pjesë në zgjedhjet e 22 marsit, kur ne i thoshim që vetëm të jesh anëtar i lëvizjes bënë 5 vjet burg, dhe ishte një bashkëbisedim që zgjati 6 orë“, tregoi Bedri Islami.

Më tutje ai tregon se “Pas 6 orëve vjen ajo mbyllja fenomenale që nuk mund të përsëritet ma, që Fehmi Lladrovci që nuk kishte folur deri në atë kohë, tha shiko unë jam Fehmi Lladrovci dhe ne kemi vendosur të luftojmë. Ambasadori i Shqipërisë në Bon tha “pse po na pyesni”, Fehmiu i tha s’po të pyet kush ty, ti je ambasador e mbaje vendin e ambasadorit, unë po flas me ministrin. Ne duam të luftojmë por duam të dijmë se Shqipëria a do e bëj detyrën e vet apo s’do e bëj. Por ama, në qoftëse ju s’do të bëni detyrën tuaj, me besë të burrave po u them, sa të kryejmë punë me serbët do u kthehemi ju, se po bëni tradhti kombëtare. Ky ishte një qëndrim i jashtëzakonshëm. Pastaj z. Milo më pyeti kaq thellë shkon puna, i thash mund të shkojë edhe më thellë. Mendoj se informacioni që mori pastaj ministri shqiptar nga Xhavit Haliti e ndryshoi gjendjën. Ose si duket ata donin ta matnin pulsin, të shohin kush janë këta njerëz. Dhe takimet e qërshorit që u zhvilluan me Presidentin Mejdani, me Fatos Nanon që ishte kryeministër, me z. Kastriot Islami, me z. Perikli Teta që ishte ministër i brendshëm e me z. Fatos Klosi, ndikuan në krijimin e strukturave pothuajse të përbashkëta“/epilogu.com

Prev Post

174 vjet nga botimi në Itali i gazetës së parë në historinë e shtypit shqiptar

Next Post

Komiteti i Ekspertëve vendos: Ulet koha e izolimit për të infektuarit me Covid-19

post-bars

Leave a Comment