Bardhyl LONDO – AMANETI I POETIT
AMANETI I POETIT
…………………….
Nëse sytë e tu do qëndrojnë të menduar mbi këto vargje,
unë do të shoh një ëndërr të bukur.
Nëse sytë e tu do të dridhen sadopak nga këto vargje,
unë i gjithi do të kumboj si një kitarë
deri në agim.
Po nëse sytë e tu do të kalojnë indiferente mbi këto vargje,
atëherë unë do të kem vdekur…
Mos harro të vish në varrim!
|MEDIA KONTAKT