LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Si e murosën “Lahutën e Malcis”, Shqipëria asnjë kujdes për instrumentin tradicional

Si e murosën “Lahutën e Malcis”, Shqipëria asnjë kujdes për instrumentin tradicional

Në shtëpinë e malësorit, lahuta rri në krah të pushkës.

Kur luhen tingujt e saj, të gjithë heshtin.

“Lahuta është një instrument që ju ka thurur lavdi trimave dhe heronjve të kombit.”

Pretash Nilaj, 65-vjeçar nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, është prej të paktëve që jo vetëm di ta luajë.

Nga duart e tij ka prodhuar mbi  500 lahuta dhe çifteli.

“E kam pasur dorën e artë për punime druri.”

Atë që gjyshi dhe babai i mësuan që fëmijë, e trashëgoi plot pasion.

“Është një vlerë e kombit tonë, është një vlerë e kombit shqiptar lahuta. Është fatkeqësi që po venitet.”

Ky instrument ka bashkudhëtuar me shqiptarët përgjatë historisë, por të rinjtë sot e njohin pak.

“Të huajt e duan jo se u intereson por duan një simbol nga Shqipëria, është nga instrumentet më të lashtë shqiptarë dhe ndaj e duan.”

Ndjen keqardhje që po venitet kjo traditë dhe interesi për ta mësuar është i pakët.

Pak vite më parë u përpoq të hap një shkolle ku të rinjve t’u mësonte lahutën, por nuk gjeti mbështetje.

Megjithatë ëndrra mbetet.

“Po të më ndihmonte dikush e kam akoma këtë projekt, do të mundohem të hap një shkollë lahute.”

Serbia e ka regjistruar në UNESCO si instrument të sajin. Por si ndjehet një lahutar shqiptar që për vite ka interpretuar në skenat shqiptare dhe të huaja me lahutë?

“Jam zhgënjyer shumë, nuk më ka ardhur mirë por në të njëjtën kohë më ka ardhur mirë për ata sepse sa shumë rëndësi i japin.”

Pretash Nilaj dhe Jonuz Delaj janë dy pinjollët e vetëm të kësaj trashëgimie, por të pavlerësuar.

“Sa i zhgënjyer për këto tituj aq edhe i lumtur. Nuk jepen titujt me vend.”

Pretash Nilaj, me lahutën e tij ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, duke filluar nga vendet e rajonit e deri në Amerikën e largët./ora/

Rruga Press

Prev Post

Pas Ukrainës pritet një tjetër rrezik/ Turqia kërkon të justifikojë pushtimin ushtarak të ishullit grek, ja lëvizjet e fundit sipas mediave greke

Next Post

Moti për ditën e martë, 15 shkurt 2022

post-bars

Leave a Comment