LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Lamtumirë maskave, Franca dhe Italia drejt rikthimit në normalitet

Lamtumirë maskave, Franca dhe Italia drejt rikthimit në normalitet

FRANCA ITALIA MASKAT frame 85 1280x720

Franca zbut më tej masat për frenimin e pandemisë dhe njofton se maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në vendet publike. Megjithatë certifikata shëndetësore do të vijojë të përdoret edhe për pak kohe në ambiente të tilla si kinematë, teatrot, baret dhe restorantet.

Vendimi për maskat hyn në fuqi në 28 shkurt, dhe vjen mes përmirësimit të situatës pandemike në Francë dhe pjesën tjetër të Europës. Zhvillime pozitive në drejtim të rikthimit në normalitet edhe në Itali.

Mes shifrave në rënie të infektimeve dhe hospitalizimeve, nga kjo e premte vendi i thotë lamtumirën maskave në ambient të hapur.

Megjithatë hapi vendimtar pritet të hidhet më 31 mars, kur skadon gjendja e emergjencës dhe pritet të hiqen të gjitha kufizimet e tjera përfshirë, Green Pass.

Prev Post

Organizonin lojëra të kundraligjshme, 4 persona të arrestuar në Tiranë

Next Post

Çiklizëm apo not? Cila formë e ushtrimeve është më e mira

post-bars

Leave a Comment