Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Peshkatarë egjiptianë në Vlorë/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë për të punuar

Peshkatarë egjiptianë në Vlorë/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë për të punuar

Në Vlorë mungojnë peshkatarët vendas dhe vendin e tyre po e zënë egjiptianët. Muhamedi është njëri prej tyre i cili prej 11 muajsh punon në peshkim në ujërat e Vlorës.

Edhe pse i quan kushtet të njëjta me vendin e origjinës, ai është i kënaqur këtu.

Sipas një peshkatari të vjetër vlonjat, aktualisht në Triport ndodhen rreth 20 peshkatarë nga Egjipti.

Vendasit tregojnë se punojnë në kushte të vështira sepse u mungojnë pajisjet, uji i pijshëm, energjia elektrike, por përballen me një çmim shumë të shtrenjtë të karburantit.

Mungesa e një kantieri në këtë port peshkimi i detyron ata t’i çojnë anijet për remont në bazën e Pashalimanit duke paguar dhe kosto financiare. Për pasojë, në Triport kanë mbetur vetëm 60 anije peshkimi, nga 120 që ishin më parë./vizionplus.tv

Prev Post

Një bust apo statujë edhe për mbretëreshën arbërore Donika Arianiti-Kastrioti

Next Post

Data 13 shkurt shënon Ditën Ndërkombëtare të Radios. UNESCO e ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si mediumin dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.

post-bars

Leave a Comment