Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Belgjika miraton projektligjin, dënim me burg deri në 10 vjet burg për keqtrajtim të kafshëve

Belgjika miraton projektligjin, dënim me burg deri në 10 vjet burg për keqtrajtim të kafshëve

Parlamenti flamand i Belgjikës miratoi njëzëri projektligjin që rrit dënimin me burg për abuzim me kafshët në 10 vjet dhe gjobën deri në 1.6 milionë euro.

Qeveria e rajonit flamand dëshiron që të rritet edhe më shumë dënimi me burg deri në 18 muaj dhe gjobë nga 16 mijë deri në 100 mijë euro në rast të keqtrajtimit të përsëritur pasi që ishte i paefektshëm më parë.

Me propozimin e pranuar nga parlamenti, personat që neglizhojnë ose keqtrajtojnë me dashje kafshët mund të gjobiten deri në 800 mijë euro dhe të dënohen me burgim deri në 5 vjet nëse kryejnë këto krime për herë të parë.

Nëse fajtorët kanë vepruar në këtë mënyrë në 5 vitet e fundit, gjoba mund të jetë deri në 1.6 milionë euro dhe dënimi me burg deri në 10 vjet.

Vendet e punës që konstatohet se kanë abuzuar me kafshë mund të mbyllen për periudha të caktuara ose për një kohë të pacaktuar.

Paratë e mbledhura nga gjobat do të përdoren për kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve apo kërkimin shkencor përmes fushatave ndërgjegjësuese të kafshëve.

Rruga Press

Prev Post

Del në ankand diamanti i zi më i madh në botë

Next Post

“Big Market” në Shkodër bullizon vajzën me Hixhab; urdhër të prerë se në ambientet e punës nuk mund të lejohet asnjë vajzë me shami…

post-bars

Leave a Comment