LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Del në ankand diamanti i zi më i madh në botë

Del në ankand diamanti i zi më i madh në botë

Shtëpia britanike e ankandeve ”Sotheby’s” ka nxjerrë në ankand diamantin e zi më të madh në botë.

Diamanti i zi 555,55 karat i quajtur ”Enigma”, i cili ka nisur të ekspozohet në ”Sotheby’s” në Londër, do të jetë në ankand online në datat 3-9 shkurt.

Diamanti i zi, i cili mendohet të jetë formuar kur një asteroid me gurë të çmuar u përplas me Tokën 2,6 deri në 3,8 miliardë vjet më parë, dhe që përfshin osbornitin, mineral i gjendur në meteorite, do të gjejë pronarin e tij të ri më 10 shkurt.

”Enigma”, 800 karat, në formë të papërpunuar kur u ble nga pronari aktual në vitet 1990, mori formën e saj përfundimtare pas tre vitesh përpunimi.

E prerë në formë palme sipas frymëzimit nga Lindja e Mesme, ”Enigma” pritet të gjejë blerës për rreth 3-5 milionë sterlina.

Nikita Binani, specialiste e bizhuterive në ”Sotheby’s”, shprehu kënaqësinë për ofrimin e një diamanti të rrallë dhe që bie në sy.

Binani vuri në dukje se ”Enigma” u rendit si diamanti më i madh i zi me ngjyrë natyrale në botë nga Instituti i Gurëve të Çmuar i Amerikës (GIA) dhe hyri në librin e rekordeve ”Guinness” si ”diamanti më i madh i prerë në botë”./ KultPlus.com

Prev Post

Lojërat Olimpike Dimërore – Dehari shqiptari i tretë që parakalon me flamur, garon me ekipin e Maqedonisë së Veriut

Next Post

Belgjika miraton projektligjin, dënim me burg deri në 10 vjet burg për keqtrajtim të kafshëve

post-bars

Leave a Comment