LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 LAJM I FUNDIT/ Shuhet Dom Gjergj Simoni, dëshmitar i torturave të komunizmit në burgjet e diktaturës

LAJM I FUNDIT/ Shuhet Dom Gjergj Simoni, dëshmitar i torturave të komunizmit në burgjet e diktaturës

Dom Gjergj Simoni, dëshmitar dhe bashkëvuajtës me martirët shqiptarë në burgjet e komunizmit, ka ndërruar jetë. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë, këtë të premte, në moshën 89 vjeçare.

Dom Gjergj Simoni ishte ndër meshtarët e parë që u shugurua nga Vatikani. Ai u lind në 8 dhjetor të vitit 1933 në qytetin e Shkodrës në një familje me origjinë qytetare, ku të parët e tyre janë vendosur aty tek “Arra e Madhe” që prej 400 vjetësh.

Njoftimi i Famullisë së Dajçit

Të dashtun, sot me datë 28 janar 2022, kaloi n’Amshim, Dom Gjergj Simoni, nji ndër dëshmitartë dhe bashkëvujtës me Martirt tanë gjatë kohës së komunizmit.

Dom Gjergji ka sherby per 17 vjet ne famulline e Dajçit. Ka pas kohet ma te veshtira, te hapjes se Kishave. Kontributi i tij mbetet i pashlyer ne mendjet e besimtareve dhe ne veprat qe ka lane ne rimbekembjen e jetes shpirterore!

Pushosh n’Lumninë e Krishtit t’Cilit ja kushtove tanë jeten tande, i dashtun Dom Gjergj, vazhdo e lutu për ne e për Kishën n’Shqipni./newsbomb.al

Prev Post

Hoteli i ri në Peru ju mundëson të flini ‘direkt’ nën yje

Next Post

FOTO / Jerusalemi u bë i bardhë pas reshjeve të rralla të borës

post-bars

Leave a Comment