Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Franca dorëzon 6 avionët e parë ‘Rafale’ në Greqi

Franca dorëzon 6 avionët e parë ‘Rafale’ në Greqi

Në janar të vitit të kaluar Greqia porositi 18 avionë, ndërsa në shtator ajo shtoi gjashtë njësi të tjera në flotën e saj

Athinë

Greqia do të pranojë gjashtë avionët e saj të parë ‘Rafale’ të prodhuara nga kompania ‘Dassault’ bazën ajrore Tanagra në një ceremoni ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në janar të vitit të kaluar Greqia porositi 18 avionë, ndërsa në shtator ajo shtoi gjashtë njësi të tjera në flotën e saj.

Avioni i cili do të kushtojë 2,5 miliardë euro është planifikuar të ngrihet nga Istres në Francë dhe do të ulet në bazën ajrore pasi të fluturojë mbi Akropol në mesditë.

Greqia synon të rrisë kapacitetin e saj të mbrojtjes duke blerë tre fregata të tjera franceze Balhara, të cilat do të dorëzohen në vitet 2025 dhe 2026.

Një buxhet prej 5 miliardë eurosh i është faturuar Marinës Greke, nga të cilat 3 miliardë euro do të shkojnë për prokurimin e fregatave Belhara dhe 1,5 miliard euro të tjera do të shpenzohen për blerjen e katër korvetave.

Greqia ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Izraelin për trajnimin e pilotëve grekë, si dhe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA-në.

Buxheti vjetor i mbrojtjes i Greqisë në vitin 2021 arriti në 5,5 miliardë euro, një rritje prej 41 për qind krahasuar me vitin 2020.

Prev Post

Zbuloni a mund të ndihmojnë drithërat në uljen e tensionit të lartë të gjakut

Next Post

Dështon shitja në ankand e villës e cila ‘strehon’ muralin e Caravaggios

post-bars

Leave a Comment