LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kurti, Osmani dhe Konjufca kujtojnë Masakrën e Reçakut me homazhe

Kurti, Osmani dhe Konjufca kujtojnë Masakrën e Reçakut me homazhe

Tre krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut në 23-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Bashkë me ta ishin edhe disa nga kabineti qeveritar dhe qytetarë të shumtë.

Në janar të vitit 1999 në fshatin Reçak u masakruan brutalisht 45 shqiptarë nga forcat serbe.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra e Reçakut zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të mbarë botës dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: krim kundër njerëzimit.

Pas masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orësh mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.

Sot e kësaj dite, pushteti në Serbi vazhdon ta mohojë Masakrën e Reçakut duke e konsideruar atë një trillim të shqiptarëve.

Rruga Press

Prev Post

Shqiptari më i urryer në SHBA Martin Shkreli dëbohet përfundimisht nga industria e ilaçeve! Gjobitet me 64.6 milionë dollarë, teksa ndodhet në burg

Next Post

100 mijë prostituta shqiptare punojnë në rrugët e Evropës

post-bars

Leave a Comment