Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shqiptari më i urryer në SHBA Martin Shkreli dëbohet përfundimisht nga industria e ilaçeve! Gjobitet me 64.6 milionë dollarë, teksa ndodhet në burg

Shqiptari më i urryer në SHBA Martin Shkreli dëbohet përfundimisht nga industria e ilaçeve! Gjobitet me 64.6 milionë dollarë, teksa ndodhet në burg

Ish-drejtuesi i kompanisë së barnave, shqiptari Martin Shkreli është dënuar nga Gjykata në SHBA me mos pjesëmarrje përjetë në industrinë farmaceutike. Gjithashtu gjykatgësi e urdhëroi të paguante 64.6 milionë dollarë pasi ai ngriti çmimin e ilaçit Daraprim dhe luftoi për të bllokuar konkurrentët.

Gjykatësja e qarkut amerikan Denise Cote në Manhatan vendosi pas një gjyqi ku Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA dhe shtatë shtete kishin akuzuar Shkrelin, themeluesin e Vyera Pharmaceuticals, për përdorimin e taktikave të paligjshme për të mbajtur rivalët e Daraprim jashtë tregut.

Shkreli u bë i njohur në 2015-n pasi rriti çmimin e Daraprim brenda natës në 750 dollarë për tabletë nga 17,50 dollarë. Ilaçi trajton toksoplazmozën, një infeksion parazitar që kërcënon njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

Në një vendim prej 130 faqesh, Cote fajësoi Shkrelin për krijimin e dy kompanive, Vyera dhe Retrophin Inc, të krijuara për të monopolizuar barnat, në mënyrë që ai të mund të përfitonte “mbi kurrizin” e pacientëve, mjekëve dhe shpërndarësve.

Ajo tha se skema e Daraprim ishte “veçanërisht e pashpirt dhe shtrënguese” dhe duhej një ndalim i përjetshëm për shkak të “rrezikut real” që Shkreli mund të bëhej një shkelës i përsëritur.

Shkreli vuan dënimin me shtatë vjet burg për mashtrim. Ai nuk mori pjesë në gjyqin e mbajtur muajin e kaluar. Vyera u themelua në 2014 si Turing Pharmaceuticals, dhe bleu Daraprim nga Impax Laboratories Inc në 2015. Shtatë shtetet që iu bashkuan çështjes përfshinin Kaliforninë, Illinois, Nju Jork, Karolinën e Veriut, Ohio, Pensilvani dhe Virxhinia.K.T./ReportTv.al

Prev Post

Serbia tenton futjen e materialit zgjedhor në Kosovë

Next Post

Kurti, Osmani dhe Konjufca kujtojnë Masakrën e Reçakut me homazhe

post-bars

Leave a Comment