LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 100 mijë prostituta shqiptare punojnë në rrugët e Evropës

100 mijë prostituta shqiptare punojnë në rrugët e Evropës

Papunësia e madhe, mos liberalizimi i vizave, korrupsioni, negociatat maratonike Kosovë-Serbi apo shqiptarë me shqiptarë, kriza ekonomike dhe politike, kriza institucionale dhe mos funksionimi i shtetit jurid, në Kosovë dhe Shqipëri ka bërë që shumë të rinj të marrin rrugën për në vendet e BE-së.

Por për gjithë këto emigrantë në këto vende perëndimore nuk ka punë, një numër i konsiderueshëm i këtyre të rinjve dhe të rejave, me dashje apo pa dashje, i janë futur botës së krimit të organizuar. Ku meshkujt merren me trafik droge dhe femrat me prostitucion,  shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Shtypi ndërkombëtar ngre pyetjen: Pas këtyre prostitutave, a qëndrojnë liderët dhe politikanët shqiptarë?

Sot në Evropë nuk ka vend që nuk ka shqiptare, ashtu siç nuk ka klube e bare nate pa femra shqiptare, të cilat në emërtimin e “kameriereve” ose “masazhjereve” apo “baristeve” ushtrojnë prostitucionin.

Me rritjen  e papunësisë në Kosove dhe  Shqipëri po rritet edhe numri i prostitutave shqiptare në vendet e BE-së. Ata janë të instaluar kryesisht në Itali, Greqi, Francë, Zvicër, Gjermani, Belgjike, Britani, Austri e vende të tjera. Sipas mediave botërore, pas tyre qëndron mafia serbe dhe shqiptare. Nga këto vajza apo gra, në vitet e fundit janë vrarë mbi 200 prostituta shqiptare në qendrat evropiane, ashtu siç ishte rasti i fundit në France, ku u gjet e vrarë një prostitute shqiptare në Kanë,  njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, duke ju referuar burimeve të policisë franceze.

Për çdo vit vriten nga 10 a 15 shqiptare, familjet e të cilave nuk janë të informuara që ata punojnë në prostitucion.

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar policisë dhe raporteve  ndërkombëtare, sot në Evropë ka rreth 100.000 shqiptare merren me “zanatin” e seksit, i njohur ndryshe me emrin prostitucion. Vetëm në Serbi dhe Turqi, sipas këtyre burimeve janë 3000 prostituta shqiptare! Me rritjen e papunësisë dhe krizës ekonomike e sociale në Kosovë e Shqipëri edhe numri i prostitutave shqiptare po rritet vazhdimisht në vendet e BE-së dhe Zvicër.

Dhe çdo vit, vriten të paktën 10-15 prostituta shqiptare në Evropë nga klientët  e tyre apo bandat mafioze.

Kur shteti me korrupsion dhe papunësi të madhe i fut femrat shqiptare në botën e krimit, në zanatin e seksit në klubet e natës dhe rrugët evropiane.

Më shumë se 140.000 viktima të trafikut të seksit që sot janë në Evropë, rreth një e treta e tyre vijnë nga Ballkani, thuhet ne raportin e OKB-së (“There may be as many as 140,000 sex-trafficking victims in Europe and around a third come from the Balkans, according to a UN report”).

Raportet nga institucionet botërore si nga Organizata Botërore për Migracion (IOM) apo të tjera japin shifra të tmerrshme dhe rrëqethëse për prostitutat shqiptare, numri i të cilave sot sillet mbi 100.000 në Evropë, aq sa banorë ka sot Lugina e Preshevës, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”, duke sjell të dhëna dhe shifrat shqetësuese.

Pas biznesit të seksit në Evropë, dyshohet se mund të qëndrojnë autoritetet e Prishtinës dhe Tiranës, shkruan shtypi botëror.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtar nga Gjeopolitika dhe Observatori i Krimeve (Observatoire Geopolitique et Criminalite-OGC), thuhet se mijëra femra shqiptare nga Kosova e Shqipëria kanë pushtuar vendet e BE-së për t’u marr me prostitucion dhe pas tyre qëndrojnë banda dhe  institucione, madje edhe liderë të partive. Së fundi, sipas raportuesit Dominique Souchet në Asamblenë britanike, pohon se bandat shqiptare kontrollojnë rreth 75% të prostitucionit në Soho të Londrës.

Ditët e fundit në shtypin italian kemi hasur tituj të tmerrshëm për prostitutat shqiptare si: “Një prostitutë shqiptare ka braktisur foshnjën e saj në Itali” (“Police on Tuesday arrested seven people allegedly involved in human trafficking between Albania and Italy and exploiting prostitution in Naples.”).

Për shembull në Itali, 15 % nga 150 mijë prostituta, janë shqiptare, ka shkruar shtypi italian dhe francez.

Përveç atyre 40 mijë femrave shqiptare, prostituta në Ballkan (Shqipëri, Kosovë, Bullgari, Turqi, Preshevë e Tetovë), mbi 100 mijë vajza femra të tjera shqiptare, kryesisht të reja, madje edhe të mitura, sot merren me zanatin e prostitucionit, në baret dhe rrugët e Evropës.

Pjesa dërmuese e këtyre prostitutave, sipas gazetave botërore kanë ikur nga vendi i tyre pa perspektivë, sipas të cilave vendet e tyre janë pa të ardhme, me një papunësi të madhe dhe i zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar.

Këto gazeta kanë shkruar se: Pasi u përdhunuar nga vëllai i saj në moshën 13, ajo u largua dhe u detyrua të punonte si prostitutë në Tiranë dhe më pas në Kosovë. (“After being raped by her brother at the age of 13, she ran away and was forced to work as a prostitute, first in Tirana and later in Kosovo.”)

Zona e quajtur Place de I’Yser në Bruksel konsiderohet si një shesh i punonjësve të seksit nga femrat shqiptare. Territori i tyre është vetëm disa kilometra nga sheshi qendror të qytetit, Grand Place, ku mijëra turistë dynden çdo ditë, madje edhe nga institucionet e BE-së.

(“The area around the Place de I’Yser in Brussels is the Albanian sex workers’ patch. Their territory is just a couple of kilometres from the city’s central square, the Grand Place, where thousands of tourists flock every day, and from the EU institutions…”) shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar raporteve të organizatave ndërkombëtare./shekulli.com.al

Prev Post

Kurti, Osmani dhe Konjufca kujtojnë Masakrën e Reçakut me homazhe

Next Post

Erdogan në Shqipëri, “blindohet” zona nga Tirana në Milot, asnjë lëvizje

post-bars

Leave a Comment