Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Rubrika letrare Kontakt| 3 poezi nga Adelina Pali

Rubrika letrare Kontakt| 3 poezi nga Adelina Pali

SONTE…!

Teksa të shoh ashtu si të përhumbur
Sikur mbart një mal me derte mbi shpinë
Nga ndjenja që braktise, mekati të ka mundur?
Apo ngaqë kaq shpejt harrove dashurinë?

Ndërsa unë., endem mes kujtimesh dhe vuaj
Siç vuan thellë në shpirt një grua
Kam nevojë të ëndërroj, të të marr ata duar
Të të shoh sytë, të të prek buzët e tua.

Eja sonte në mbrëmje, pranë teje të lumturohem
Lëre atje tutje mërinë, trishtimin, brengën
T’i afrojmë trupat në flakën e dashurisë të ngrohen.
Të percjellim gjer në qiej magjishëm këngën.

NUK E DI

Nuk e di nëse është e vërtetë
Që dielli herë-herë nuk ndrin
Që dhe hëna fshihet nga retë
Sa e vërtetë, që më nxihen ditët…s’e di.

Nuk e di të vërtetën kur me zë flas
Dhe më sfumohen fjalët nga zërat e natës
Ndaj herë-herë më duhet të bërtas
Mandej përulem e bindur ndaj fjalës.

Nuk e di, nuk e di pse kaq e lodhur ndjehem
Kur më shpojnë vështrime tinëzare
Me duar në gji filloj të rrëfehem
Dhe bie përdhe si një dele manare.

Nuk e di nëse hijet bredhin nëpër terr
Nuk e di pse yjet kaq pak ndriçojnë
Një vegim i frikshëm sa pranë më merr
Ca fantazma netëve më rrethojnë.

Nuk e di, nuk e di nëse bëj mirë që mendoj
Që mendoj se bota është e marrë
Nuk e di edhe pse shpresa dua të zgjoj
Zbathur të eci nëpër rrugët e shtruara më parë.

Nuk e di, nëse do shuaj etjen ndonjëherë
Etjen për të më dhuruar pafund mirësi
Të thërras zbuluar, zemrën time të nxjerr
E të ma shohin se sa fal veç dashuri…

Nuk e di… nuk e di…!
A do mundem…?

DITËT E MIJA


Nëse dikush i sheh ditët vetëm në gri
Unë me penelata ngjyrash i afroj
Teksa dikush i sheh vec si lindje apo perëndim
Unë me kolorite, çastet dhe orët i zgjoj.

As netët më të errëta, nuk do ta ndalin diellin të lind serish
Ndërsa unë perëndimet , i vesh me mistere të zjarrta
Që të jetoj mjaftueshëm,  dua të kem diell , dhe liri.
Dhe ca lule të mbjell , në agimet rrezearta.

As hëne pa mjergulla ne faqe nuk ka, as diell pa re
Ndërsa ca njerëz heretike i djegin ditet e bekuara
Unë çastet dhe një orë të  vetme në ëndrra i kthej
Me koloritet e ditëve vishem, me çastet e zbukuruara…

|MEDIA KONTAKT

Prev Post

Sulmohet me katër raketa ambasada e SHBA në Irak

Next Post

Skandal/ Kos me fekale, bllokohet linja e produkteve të kosit të “Gjirofarm”

post-bars

Leave a Comment