LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 VIDEO / Kryhet transplanti i parë në botë i zemrës nga derri te njeriu

VIDEO / Kryhet transplanti i parë në botë i zemrës nga derri te njeriu

SHBA – Një amerikan 57-vjeçar, David Bennett , është personi i parë në botë që ka transplantuar zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht. Gjendja e pacientit është e mirë tre ditë pas operacionit eksperimental shtatë-orësh, të kryer nga mjekët e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland në Baltimore.

Transplanti i derrit ishte shpresa e fundit për të shpëtuar jetën e burrit, megjithëse nuk është ende e qartë se sa është jetëgjatësia e tij tani. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë autorizim të posaçëm për transplantin novator me arsyetimin se përndryshe pacienti do të kishte vdekur.

Mjekët e FDA, të udhëhequr nga profesori Bartley Griffith i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Maryland, shpresojnë të hapin rrugën për një lloj të ri transplanti që do të shpëtojë jetën e shumë njerëzve në mbarë botën për shkak të mungesës së organeve adekuate njerëzore për transplantim. Shumë njerëz në listat e pritjes së transplantit vdesin çdo vit përpara se të marrin organin vital që u nevojitet

Transplanti marrë nga një kafshë (ksenotransplatimit), i testuar për herë të parë në vitet 1980, synon të përmbushë kërkesën e lartë. Valvulat e zemrës së derrit janë transplantuar për dekada. Tetorin e kaluar, në Nju Jork u zhvillua transplanti i parë i suksesshëm i veshkës së derrit në një burrë të vdekur nga truri dhe pa asnjë shpresë për shërim. Në rastin e Benetit, i cili vuante nga sëmundje të rënda të zemrës , ka shpresa që ai të fitojë disa vite jetë, diçka që duhet vërtetuar./Rruga Press

Prev Post

Kurti reagon për vdekjes e Sassolit: Ishte një mik i Kosovës

Next Post

‘Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë … Addio caro David, riposa in pace ‘ / Rama fjalë të ndjera për largimin nga jeta të David Sassoli

post-bars

Leave a Comment