Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Basha i izoluar në katin e dytë të PD, e mbron dera e blinduar

Basha i izoluar në katin e dytë të PD, e mbron dera e blinduar

Pavarësisht se kanë marrë oborrin dhe katin e parë të selise blu, mbështetesit e Berishës nuk kanë mundur të shkojnë më tej.

Kjo pasi ndryshe nga sa mendohej, dera e blinduar nuk ishte vendosur në hyrjen kryesore, por në ndarjen mes katit të parë dhe të dytë.

Në momentin që mbështetësit e Berishës kanë marrë katin e parë, kanë tentuar të ngjiten në katin e dytë, mirëpo dera e blinduar ia ka bërë të pamundur një gjë të tillë.

Në katin e dytë Basha është duke ndjekur të gjitha zhvillimet dhe tensionet poshtë tij, ndonëse PD njoftoi se në orën 11:00 ai do të zhvillonte një mbledhje me Kolegjin e Kryetareve dhe drejtuesit e sekretariateve/vizionplus.tv

Prev Post

“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do” / Mbështetësit ovacione në kor para PD për Berishën

Next Post

Hidhen gurë ndaj protestuesve, një i moshuar me gjak në kokë

post-bars

Leave a Comment