Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” shtyhet pas përhapjes me shpejtësi të Omicron

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” shtyhet pas përhapjes me shpejtësi të Omicron

By

Cemonia e çmimeve Grammy 2022, është anuluar pas rritjes së shpejtë të rasteve me variantin Omicron të koronavirusit (Covid-19).

Sipas lajmit të njoftuar nga faqja zyrtare e çmimeve, ceremonia e që pritej të zhvillohej më 31 janar në qytetin Los-Angeles, është shtyrë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, për të mos vënë në rrezik publikun dhe punonjësit.

“Mezi presim të festojmë natën më të madhe të muzikës në një datë të ardhshme që do të shpallet së shpejti”, shkruhet në deklaratë.

Cemonia e ndarjes së çmimeve Grammy, që njihet edhe si “Oscar”-i i botës së muzikës, ishte anuluar edhe vitin e kaluar pas rritjes së shpejtë të rasteve me Covid-19 dhe ishte zhvilluar më 14 mars 2021./TRT

Prev Post

Presidenti i Kazakistanit: Rendi kushtetues…

Next Post

Australia i përgjigjet “trajtimit të…

post-bars

Leave a Comment