LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 OBSH: Omicron i parrezikshëm, varianti i ri prek rrugët e sipërme të frymëmarrjes

OBSH: Omicron i parrezikshëm, varianti i ri prek rrugët e sipërme të frymëmarrjes

Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se varianti i ri i koronavirusit, “Omicron” po prek gjithnjë e më shumë traktin e sipërm respirator, duke shkaktuar simptoma më të lehta sesa variantet e mëparshme. Rrjedhimisht numri i vdekjeve të shkaktuara është shumë i ulët.

ABDI MAHAMUD

EPIDEMIOLOG, OBSH

“Ne po shohim gjithnjë e më shumë studime që tregojnë se Omicron po infekton pjesën e sipërme të trupit, veccanërisht mushkëritë, dhe kjo pasohet me pneumoni. Mund të jetë një lajm i mirë, por duhen akoma të dhëna që ta vërtetojnë këtë. Ajo që ne po shohim tani është shkëputja midis rasteve dhe vdekjeve. Mbetet ccështje javësh që Omicron të jetë dominant por numri i shtrimeve në spital, sëmundja e rëndë apo vdekja nga ky variant rezulton minimal deri më tani.”

Sa i takon nevojës për një vaksinë specifike për variantin “Omicron”, OBSH vlerëson se nuk është problemi tek vaksina, por tek shkalla e imunizimit të popullsisë dhe veçanërisht e personave me gjendje të brishtë shëndetësore.

“Mënyra më e mirë për të reduktuar ndikimin e variantit të ri do të ishte përmbushja e qëllimit të OBSH-së për të vaksinuar të paktën 70% të popullsisë në çdo vend, deri në muajin korrik, në vend që të ofrohen doza të treta dhe të katërta. Udhëheqësit duhet të vendosin bazuar në fuqinë e epidemisë lokale, aty ku ka numër shumë të lartë të rasteve mund të konsiderohet shkurtimi i periudhave të izolimit për të mbajtur funksionimin e shërbimeve bazë.”

Ndërsa numri i rasteve për shkak të “Omicron” është rritur, disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shkurtuar periudhën e izolimit duke lejuar personat asimptomatikë të kthehen në punë ose në shkollë./vizionplus.tv

Prev Post

Tregjet e paqëndrueshme të energjisë detyrojnë kompaninë gjermane të kërkojë ndihmë financiare

Next Post

Kur u pyet një beduin (nomad): “Si e njohe Zotin?”

post-bars

Leave a Comment