Mbahet “Parada e Shqiptarëve” në Tiranë me flamuj, motorë dhe simbole Kombëtare
Ka nisur në Tiranë “Parada e Shqiptarëve”, ku shqiptarë nga treva të ndryshme janë mbledhur për të festuar 111 vjetorin e Pavarësisë. Nga pamjet duket se të pranishmit janë grumbulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me flamuj dhe simbole kombëtare.