
Distria Krasniqi me medalje të argjendtë në “Paris 2024”
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, ka fituar medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Krasniqi në finale u mposht nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova, në kategorinë deri në 52 kilogramë, për ta zënë vendin e dytë në këtë kategori.