Distria Krasniqi me medalje të argjendtë në “Paris 2024”

Distria Krasniqi me medalje të argjendtë në “Paris 2024”

By

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, ka fituar medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Krasniqi në finale u mposht nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova, në kategorinë deri në 52 kilogramë, për ta zënë vendin e dytë në këtë kategori.

Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare mundi italianen Odette Giuffrida, në çerekfinale ajo e mposhti izraeliten Gefen Primo, ndërsa në ndeshjen e parë Krasniqi e mposhti xhudisten Maryam Maharanin të Indonezisë.

Distria Krasniqi, xhudistja e trajnerit Driton Kuka, ka fituar medaljen e artë olimpike në kategorinë deri 48 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

/AA

Prev Post

Festivali i Lojërave dhe Riteve…

Next Post

111 vjet më parë, Traktati…

post-bars

Leave a Comment