Shqipëri-Kosovë, stërvitje e përbashkët për shpëtimin malor në Prevallë
Efektivë shqiptarë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan një stërvitje të përbashkët në kërkim-shpëtimin malor në Prevallë të Prizrenit, nga 2 deri më 5 nëntor.
Stërvitja u përqendrua te shkëmbimi i përvojave, testimi i pajisjeve të reja dhe praktikimi i teknikave të shpëtimit në terren malor. Pjesëmarrësit ushtruan edhe procedurat për evakuimin e një personi të dëmtuar.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, aktiviteti synon të rrisë kapacitetet profesionale dhe ndërveprueshmërinë mes Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile të Shqipërisë dhe FSK-së.