Hiqet taksa e karburantit, por rritet ajo e makinave nga 2027

Hiqet taksa e karburantit, por rritet ajo e makinave nga 2027

Qeveria propozon heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër naftë dhe benzinë, ndërsa taksa vjetore e automjeteve parashikohet të dyfishohet për shumicën e autoveturave. Projektligji, i depozituar në Kuvend, përfshin edhe makinat e reja dhe ato elektrike, me zbatim të propozuar nga 1 janari 2027.

Heqja e taksës së qarkullimit, bashkë me efektin e TVSH-së, do të ulë barrën fiskale mbi karburantet me 32,4 lekë për litër. Megjithatë, kjo nuk garanton ulje të menjëhershme të çmimit në pompa, pasi ai ndikohet edhe nga tregjet ndërkombëtare dhe kostot e furnizimit.

Në anën tjetër, taksa vjetore e makinave do të llogaritet sipas cilindratës, vjetërsisë dhe llojit të karburantit. Për automjetet deri në 2.000 cm³, tarifa fikse për naftën propozohet të rritet nga 12,5 në 25 lekë, ndërsa për benzinën nga 10 në 20 lekë. Për motorët mbi 2.000 cm³, tarifat do të jenë më të larta.

Ndryshimet përfshijnë edhe automjetet deri në tre vjet të vjetra, që aktualisht përjashtohen nga taksa vjetore. Makinat elektrike parashikohet të paguajnë 15 mijë lekë në vit, ndërsa taksa e posaçme për automjetet luksoze rritet nga 21 mijë në 40 mijë lekë.

Sipas Ministrisë së Financave, skema e re synon të kompensojë një pjesë të të ardhurave që buxheti humbet nga heqja e taksës së karburanteve. Në total, ndryshimet vlerësohet të kenë një efekt negativ prej rreth 5 miliardë lekësh në të ardhurat buxhetore.

Prev Post

“Denonco. Prit. Vdis!” Protesta për…

Next Post

Tragjedia në Spanjë, 68 viktima…

post-bars

Leave a Comment