Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4% në 2026

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4% në 2026

Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.4% gjatë vitit 2026 dhe me 3.6% në vitin 2027, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Raporti vlerëson se vendi ka ruajtur qëndrueshmërinë ekonomike, me rritje të nxitur kryesisht nga konsumi, shërbimet dhe ndërtimi. Ndërkohë, papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët historik, pagat janë rritur dhe varfëria ka vijuar të bjerë.

Sipas Bankës Botërore, pozicioni fiskal është përmirësuar, ndërsa borxhi publik ka zbritur nën 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Rritja e të ardhurave buxhetore, investimet e huaja direkte dhe rezervat më të larta valutore kanë ndihmuar në forcimin e ekonomisë.

Megjithatë, raporti paralajmëron se modeli aktual i rritjes mbështetet kryesisht te turizmi dhe shërbimet, ndërsa eksportet mbeten të kufizuara. Për të siguruar zhvillim më të qëndrueshëm, nevojiten reforma që rrisin produktivitetin, nxisin investimet private dhe lehtësojnë tregtinë.

Banka Botërore vlerëson se reformat në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve mund ta rrisin PBB-në deri në 10% në afatin e mesëm. Ndër sfidat kryesore për ekonominë shqiptare mbeten pasiguria globale, zhvillimet demografike dhe rreziqet klimatike.

Prev Post

Serbia pas Vuçiçit, çfarë ndryshon…

Next Post

Ura e re e Bahçallëkut…

post-bars

Leave a Comment