Ndryshon ora këtë të diel, akrepat kthehen një orë pas
Natën mes së shtunës, 24 tetor, dhe së dielës, 25 tetor 2026, rikthehet ora dimërore. Në orën 03:00, akrepat do të kthehen një orë pas, duke shënuar 02:00, çka do të thotë një orë më shumë gjumë.
Pas këtij ndryshimi, mbrëmjet do të errësohen më herët, ndërsa mëngjeset do të kenë më shumë dritë. Telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe tabletët zakonisht e përditësojnë orën automatikisht, ndërsa orët mekanike duhet të rregullohen me dorë.
Kalimi në orën dimërore mund të ndikojë përkohësisht në ritmin biologjik, duke shkaktuar lodhje, nervozizëm ose vështirësi në përqendrim. Organizmit mund t’i duhen disa ditë për t’u përshtatur me orarin e ri.
Ora dimërore do të qëndrojë në fuqi gjatë muajve të ftohtë, deri në fundjavën e fundit të marsit 2027, kur pritet rikthimi i orës verore.