Enkileda Carja nënkampione e Europës, tri medalje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes
Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja ka shkëlqyer në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinj dhe U23, që po zhvillohet në Durrës, duke fituar tri medalje në kategorinë deri në 69 kg.
Carja siguroi medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes, me 101 kg, ndërsa në stilin e shtytjes fitoi medaljen e argjendtë, duke ngritur me sukses 118, 120 dhe 123 kg në tri provat e saj. Rezultatet e renditën sportisten shqiptare mes më të mirave të Europës në këtë kategori.