Reforma territoriale prek 1 në 3 shqiptarë, 15 bashki humbasin pavarësinë

Reforma territoriale prek 1 në 3 shqiptarë, 15 bashki humbasin pavarësinë

Shqipëria pritet të kalojë nga 61 në 46 bashki, pas reformës administrativo-territoriale të miratuar nga Kuvendi më 9 tetor. Sipas të dhënave të Censit të publikuara nga INSTAT, 15 bashkitë që do të shkrihen kanë gjithsej 225,008 banorë, ose rreth 9.4% të popullsisë së vendit.

Bashkitë që do të bashkohen me njësi të tjera janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimali, Poliçani, Cërriku, Belshi, Prrenjasi, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj dhe Libohova.

Megjithatë, ndikimi i reformës shtrihet përtej këtyre zonave. Duke përfshirë edhe popullsinë e 13 bashkive pritëse, rreth 826,838 banorë, ose 34.4% e popullsisë së Shqipërisë, do të jetojnë në territoret e prekura nga bashkimet administrative.

Elbasani përfiton shtesën më të madhe, me 42,286 banorë nga bashkimi me Cërrikun dhe Belshin, duke arritur në 157,387 banorë. Pas tij renditet Berati, me 36,897 banorë shtesë nga bashkimi me Dimalin dhe Poliçanin, ndërsa Korça shton 31,008 banorë nga Maliqi.

Ndryshimet më të mëdha në përqindje regjistrohen në Tepelenë, ku bashkimi me Memaliajn e rrit popullsinë me 97.3%. Librazhdi rritet me 80.5% pas bashkimit me Prrenjasin, ndërsa Puka me 78.4% pas bashkimit me Fushë-Arrëzin.

Ndarja e re territoriale pritet të zbatohet në zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke ndryshuar organizimin dhe shtrirjen e administratës vendore në vend.

Prev Post

Nejvyhernejsi Automaty Chance

Next Post

Rrugët e amortizuara drejt transformimit,…

post-bars

Leave a Comment