UEFA gjobit FFK-në me 35 mijë euro, ndalimi i biletave për tifozët pezullohet për dy vjet

UEFA gjobit FFK-në me 35 mijë euro, ndalimi i biletave për tifozët pezullohet për dy vjet

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është dënuar nga UEFA me gjithsej 35 mijë euro gjobë për shkelje disiplinore të evidentuara gjatë ndeshjes Austri–Kosovë.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka shqiptuar dy gjoba të veçanta ndaj federatës. E para, në vlerën 15 mijë euro, lidhet me shfaqjen e një mesazhi të papërshtatshëm gjatë një ngjarjeje sportive. Ndërsa gjoba prej 20 mijë eurosh është vendosur për sjellje raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve.

Për shkeljen e dytë, UEFA ka vendosur gjithashtu ndalimin e plotë të shitjes së biletave për tifozët e Kosovës për një ndeshje si mysafir në garat e përfaqësueseve të saj. Kjo masë, megjithatë, nuk do të zbatohet menjëherë, pasi është pezulluar për një periudhë prove prej dy vjetësh, duke filluar nga data e vendimit.

Gjatë kësaj periudhe, masa mund të aktivizohet nëse plotësohen kushtet e përcaktuara nga UEFA. Ndërkohë, FFK-ja duhet të përballojë gjobën financiare prej 35 mijë eurosh.

Prev Post

Bizneset me pronësi të huaj…

Next Post

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull…

post-bars

Leave a Comment