Takimi i parë me Kurtin, Shiroka-Pula kërkon bashkëpunim mes institucioneve

Takimi i parë me Kurtin, Shiroka-Pula kërkon bashkëpunim mes institucioneve

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim kryeministrin Albin Kurti, në takimin e parë zyrtar mes tyre pas marrjes së detyrës. Të dy palët theksuan nevojën për bashkëpunim dhe bashkërendim institucional.

Gjatë takimit, Shiroka-Pula shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e tjera në funksion të qytetarëve dhe interesave të Kosovës. Kurti e uroi presidenten për detyrën dhe shprehu përkushtimin për bashkëpunim në përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese dhe çështjeve me rëndësi për vendin.

Pas takimit, Kurti tha se Kosova nuk ka më kohë për të humbur dhe se institucionet duhet të punojnë së bashku për sfidat që e presin vendin.

Takimi vjen një ditë pasi Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në Kuvend dhe mori zyrtarisht detyrën.

Prev Post

Antidepresantët e zakonshëm mund të…

Next Post

Nga Adriatiku te Deti i…

post-bars

Leave a Comment