Një hap më pranë gazit të TAP-it, pika e daljes në Fier drejt përfundimit në 2027

Një hap më pranë gazit të TAP-it, pika e daljes në Fier drejt përfundimit në 2027

Shqipëria pritet të krijojë brenda vitit 2027 mundësinë për të marrë drejtpërdrejt gaz nga gazsjellësi TAP. Projekti “Fier South Exit Point”, pranë stacionit ekzistues të kompresorëve ACS03 në Fier, parashikohet të përfundojë në tremujorin e fundit të vitit të ardhshëm.

Pika e re do të pajiset me një impiant për matjen e gazit dhe uljen e presionit, duke krijuar lidhjen mes gazit që transportohet përmes TAP-it dhe infrastrukturës shqiptare.

Pas përfundimit, objekti do t’i kalojë shtetit shqiptar për menaxhim. Projekti shihet si një hallkë e rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës së gazit në vend dhe për krijimin e një sistemi që mund të lidhet me furnizimin e ardhshëm të tregut shqiptar.

Prev Post

Dy ura mbi Bunë, dy…

Next Post

Nobel për “çelësin e dritës”…

post-bars

Leave a Comment