Nga depo e vjetër në qendër moderne: Durrësi bëhet baza e trenave Tiranë–Rinas

Nga depo e vjetër në qendër moderne: Durrësi bëhet baza e trenave Tiranë–Rinas

Depoja hekurudhore në zonën e Plazhit në Durrës pritet të marrë një tjetër funksion, duke u transformuar në bazën kryesore të mirëmbajtjes për trenat që do të qarkullojnë në linjën Tiranë–Durrës–Rinas.

Projekti parashikon shembjen dhe pastrimin e strukturave të vjetra, ndërtimin dhe rehabilitimin e linjave hekurudhore brenda kompleksit, si dhe krijimin e reparteve për mirëmbajtjen mekanike të trenave, magazinave dhe ambienteve për personelin.

Në kompleks do të ndërtohen gjithashtu sisteme të reja hidraulike, kanalizime, elektrifikim, ndriçim, ventilim dhe mbrojtje nga zjarri. Investimi përfshin edhe sinjalistikën dhe monitorimin hekurudhor, rrugët e brendshme, rrethimin e bazës dhe instalimin e paneleve diellore.

Vlera e parashikuar e punimeve arrin në rreth 578.5 milionë lekë pa TVSH, ndërsa supervizimi i tyre ka një fond limit prej rreth 7.4 milionë lekësh. Punimet pritet të zgjasin 16 muaj.

Pas përfundimit do të kryhen testimet teknike dhe operacionale, komisionimi i objektit dhe trajnimi i stafit. Baza e re do të shërbejë si pika ku trenat do të kontrollohen dhe mirëmbahen para rikthimit në qarkullim.

Prev Post

Inflacioni trondit Eurozonën: çmimet ngjiten…

Next Post

Bulmeti nga jashtë thyen rekordin:…

post-bars

Leave a Comment