Gjirokastra kryeson plakjen e popullsisë, mosha mediane arrin 54.3 vjeç

Gjirokastra kryeson plakjen e popullsisë, mosha mediane arrin 54.3 vjeç

Mosha mediane e popullsisë shqiptare u rrit në 44.3 vjeç gjatë vitit 2025, nga 43.5 vjeç një vit më parë, por ritmet ndryshojnë ndjeshëm mes qarqeve.

Gjirokastra vijon të ketë popullsinë më të moshuar, me moshë mediane 54.3 vjeç, e ndjekur nga Vlora me 51 vjeç dhe Fieri me 50.9 vjeç. Berati dhe Korça regjistrojnë gjithashtu tregues të lartë, përkatësisht 49.4 dhe 48.8 vjeç.

Në krahun tjetër, Kukësi ka popullsinë më të re, me moshë mediane 38.5 vjeç. Pas tij renditen Tirana me 39.1 vjeç dhe Dibra me 41.9 vjeç. Diferenca mes Gjirokastrës dhe Kukësit arrin në 15.8 vite.

Të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu se gratë kanë një moshë mediane më të lartë se burrat në të gjitha qarqet. Në nivel kombëtar, treguesi është 45.4 vjeç për gratë dhe 43.1 vjeç për burrat.

Prev Post

Stacioni i trenit në Rinas,…

Next Post

Holandë, eutanazohet fëmija 2-vjeçar: rasti…

post-bars

Leave a Comment