Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Hapet në Pogradec ekspozita me dokumente të shkollës së parë shqipe

Hapet në Pogradec ekspozita me dokumente të shkollës së parë shqipe

Studiuesi dhe historiani Niko Kotherja ka çelur në Pogradec një ekspozitë me dokumenta, fotografi dhe libra që pasqyrojnë 137 vjetorin e arsimit në Pogradec.

Shkolla e parë në këtë qytet daton në 14 Mars të vitit 1887.

Sipas historianit, Pogradeci ka lënë gjurmë në rrugën e arsimit përfshi këtu dhe atë të shkollës së vashave që ka pasur për drejtuese Persofoni Trenin. Një pjesë e mirë e materialeve të ekspozuara vijnë për herë të pare.

“Shkolla e dytë shqipe pas asaj të Korçës është hapur në qytetin e Pogradecit, e cila fatmirësisht është dokumentuar pas një kërkimi të jashtëzakonshem që ka bërë doktor Llazar Gusho, një dosje voluminoze që ka mbledhur materiale tw shkollës së parë shqipe në Pogradec, material që është botuar nga vajza e tij”, tha historiani Niko Kotherja.

“Në qoftë se ne këtë shkollë është përdorur abetarja e Sami Frashërit ne e kemi sjellë këtu. Njëkohësisht kemi vijuar me dokumentacion me shkollat e tjera të zonës, shkollën e vashave të Persofoni Trenit, etj”, tha Kotherja.

Për arkivisten e njohur Entela Gusho gjithë materialet e paraqitura në këtë ekspozitë duhen studiuar pasi janë pjesë e rëndësishme e historisë së arsimit jo vetëm pogradecar, por edhe kombëtar.

“Sot është ditë e veçantë për Pogradecin, për herë të parë qytetit tonë hapet një ekspozitë me fotografi të cilët tregojnë rrugëtimi e gjatë të shkollës në Pogradec. Mund të them se kjo ekspozitë është më plot interes, sepse panë për herë të parë materiale origjinale, tabela që kanë përdorur nxënësit e shkollave”, tha Gusho.

Në këtë ekspozitë krahas dorëshkrimeve dhe fotografive pati dhe libra të përdorur nga abetarja e Sami Frashërit e libra të tjerë të perdorur në këto 137 vite në arsimin në Pogradec.

Prev Post

Miratohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës

Next Post

Të moshuarit pre e depresionit, psikiatria: Emigrimi i fëmijëve ka rritur problemet

post-bars

Leave a Comment