LOADING...

 Të moshuarit pre e depresionit, psikiatria: Emigrimi i fëmijëve ka rritur problemet

Të moshuarit pre e depresionit, psikiatria: Emigrimi i fëmijëve ka rritur problemet

Emigrimi i të rinjve shqiptarë ka bërë që shumë të moshuar të mbesin vetëm. Kjo situatë sipas mjekëve psikiatër, ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor.

“Numri i rasteve për problematikat e shëndetit tek moshat e treta është rritur, kjo për faktin e përballjes me gjithë këtë pamundësi për t’u plotësuar emocionalisht për të marrë jo vetëm afektin, por ndihmën reale që të afërmit, e sidomos fëmijët e tyre nuk mund tua japin për shkak të emigracionit”, thotw psikiatrja Arjana Reli.

Të qëndruarit vetëm, dhe në disa raste të kushtet e pamundësisë fizike për t’i shërbyer vetes ka ndikuar dhe në përkeqësimin e disa sëmundjeve.

“Ka problematika që shfaqen nga çrregullime të forta të humorit e deri tek kontributi që këto lloj gjendjesh mund të japin tek demenca apo alzhajmer, që janë sëmundjet që po prekin gjithmonë e më shumë grupmoshën e tretë”, shprehet ajo.

Veç mungesës së familjarëve dhe të afërme, edhe faktori ekonomik është pare se ka ndikim të ndjeshëm tek moshat e treta.

Tradita e brezave që përkujdesen për njëri-tjetrin po shuhet në Shqipëri për shkak të plagëve që ka krijuar emigracioni, pakësimi i lindjeve dhe jetëgjatësia.

Teksa tranzicioni demografik po ndodh shpejt politikat dhe reformat për mbështetjen e tyre nuk po ecin më të njëjtin ritëm. Mijëra të moshuar sidomos ato që jetojnë vetëm janë në mjerim të plotë pasi pensioni mesatar në vend është më i ulët se kufiri i rrezikut për të qenë i varfër( INSTAT ka vlerësuar se kufiri i varfërisë ishte 191.791 në muaj me 2021).

Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) në një studim të posaçëm njoftoi se, popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe në vitin 2020 rreth 91 mijë persona mbi 65 vjeç kishin nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë.

Por, njëkohësisht infrastruktura e Shqipërisë për moshat e vjetra ende nuk është ngritur qoftë edhe teorikisht, ndaj moshat e treta në pamundësi nuk gëzojnë kujdes social për të pleqëruar me dinjitet.

 

Prev Post

Hapet në Pogradec ekspozita me…

Next Post

32.490 palestinezë të vrarë nga…

post-bars

Leave a Comment