Muzeu Kombëtar mbyllet deri në vitin 2028: Do të restaurohet
Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për një periudhë 4-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ky institucion përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet se ky vendim vjen për shkak se Muzeu do i nënshtrohet restaurimit, rikonstruktimit dhe muzealizimit.
Njoftimi:
Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se:
Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!